Federata e futbollit danez ka bërë të ditur se dy kundërshtarët e saj para eliminatoreve për Evropian, do të jenë Kosova dhe Luksemburgu.
Përfaqësuesja daneze vitin 2019 e nis me ndeshjen ndaj Kosovës që do të zhvillohet më 21 mars në Prishtinë, raporton Koha.net.
Ndeshjen tjetër miqësore do ta zhvillojë në shtëpi më 15 tetor ndaj Luksemburgut.
Federata ka vlerësuar se këto dy ndeshje do të shërbejnë si test i mirë për përfaqësuesen daneze. /©Kabllogrami/