Ka mposhtur garueset nga 93 vende të tjera dhe kёshtu Catriona Grey nga Filipinet mori të shtunën kurorën e “Miss Universe 2018”, shkruan CNN.
Ajo bëhet filipinasja e katërt që sjell në shtëpi titullin e lakmuar nga shumë vajza, andaj la pas 93 shtete tjera.
Përpara finales, vëmendje e madhe ishte tek Miss Spanja, Angela Ponce, konkurrentja e parë transgjinore në historinë e këtij eventi, transmeton lajmi.net.
“Unë po tregoj se femrat trans mund të jenë gjithçka që ato duan të jenë: një mësuese, një nënë, një mjeke, një politikane dhe madje edhe Miss Universe”, kishte thënë Ponce, e cila nuk arriti të futet në top 20, pёrcjell lajmi.net. /©Kabllogrami/