Zbulohen me foto grupi i mercenarëve serbë, që rrezikojnë të destabilizojnë veriun e Kosovës
Është zbuluar se ekziston një grup kriminal, i cili është i përgatitur për destabilizuar pjesën veriore të Kosovës. Ai ka edhe përkrahjen e funksionarëve të lartë të shtetit serb.
Grupi është i përbërë nga kriminelë e mercenarë serbë, të cilat kanë marrë pjesë në luftën e Krimesë përkrahë forcave ruse. Disa prej tyre kanë qenë edhe paramilitarë në luftën e Kosovës.
Ata janë njerëz me përvojë në institucionet e sigurisë së Serbisë dhe përfitues të beneficioneve shtetërore. Shumica prej tyre janë veteran të Serbisë. Po ashtu, ata kanë afërsi me struktura të larta politike dhe të sigurisë, shkruan Insajderi.
Veprimet e tyre tolerohen nga shteti serb. Ata nuk arrestohen pas kthimit të luftërave në vendet e huaja, ku marrin pjesë si mercenarë. Dyshohet se e kanë përkrahjen e shtetit serb.
Portali sjell emrat dhe detaje për veprimtarinë kriminale të tyre.
Ai udhëheq një njësit paramilitarë prej 40 anëtarësh. Është komandant i njësitit çetnik “Jovan Sheviq”.Ka qenë edhe pjesë e paramilitarëve në luftën e Kosovës.
Është i njohur për veprimtarinë e tij në veriun e Kosovës, ku ishte pjesë e barrikadave në vitet 2011 dhe 2012.
Po ashtu, është i famshëm edhe për kërcënimin që kishte bërë për heqjen me dhunë të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, në fund të vitit 2012.
Zhivkoviq jeton në Krushevc të Serbisë. Ai publikisht thotë se ka lindur në Kosovë, përkatësisht në Fushë-Kosovë.
Është kryetar i Lëvizjes Çetnike që nga viti 2011.
Ka udhëhequr një brigadë prej 25 veta në luftën e Krimesë,
përkrahë forcave ruse.
Ka qenë ushtar profesionist në Legjionin Francez të të Huajve, i specializuar për luftime në zona malore. 7 muaj ka shërbyer në Afganistan.
Është i famshëm për kërcënimin që ka bërë, para disa vitesh.
Peroviq ka kërcënuar se me të përfunduar lufta në Ukrainë, do të kthehen për ta çliruar Kosovën. Nëpërmjet këtij deklarimi publik, ai ka zbuluar qëllimin e ekstremistëve serbë që kanë përkrahje shumë të madhe në shtresat e nacionalistëve serbë.
Ai ka epitetin e serbit më të famshëm që i është bashkëngjitur mercenarëve serb në Ukrainë. Kjo për faktin se më herët ka punuar si gazetar dhe më pas ka qenë zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Ka mbajtur postin e zyrtarit të njësisë speciale të kundër terrorizmit në MPB.
Është i njohur për kontaktet e afërta me ish-presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq si dhe me presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq.
Ai është një prej anëtarëve më të rëndësishëm të mercenarëve serb që luftuan kundër Ukrainës. Është i famshëm për afërsinë me Vuciq dhe Nikoliq.
Është i vetmi prej mercenarëve që ka foto miqësore me dy njerëzit që kanë udhëhequr Serbinë, Nikoliqin dhe Vuciqin.
Afërsia e tij me drejtuesit shtetëror dhe dyshime se mercenarët serb veprojnë në koordinim të plotë me strukturat e larta shtetërore të Serbisë.
Ai ka qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë. Ishte bashkë luftëtar i kriminelit Zheljko Razhnatovic-Arkan. Ishte edhe kumbar i tij.
Ishte pjesëmarrës në luftimet e Koshares, në kufirin me Shqipërinë. Po ashtu, Gerovac ka qenë pjesë e luftë se dhe në Kroaci e Bosnjë, që nga vera e vitit 1991. Pas luftës së Kosovës, Gerovac ishte pjesë e shërbimeve sekrete serbe. Zyrtarisht ishte punonjës i UNDP-së.
Prej grupit të mercenarëve që kanë luftuar në Ukrainë, Gerovac më së shumti e ka frekuentuar Kosovën.
Për të është raportuar se ka ndryshuar edhe pamjen, në mënyrë që të mos identifikohet gjatë kryerjes së operacioneve të shërbimeve sekrete serbe.
Pjesë e grupit të rrezikshëm të paramilitarëve mercenarë janë edhe Stefan Millosheviq, Zdravko Peshiq, Stefan Dimitrijeviq- Cellavi dhe Dejan Beriq.
Millosheviq është anëtar i lëvizjes ekstremiste serbe “Obraz”. Është mik i liderit të kësaj organizate, Mlladen Obradoviqit.
Kjo organizatë ka degë dhe në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkaq, Peshiq është anëtar i skuadrës çetnike “Jovan Sheviq”, e cila udhëhiqet nga Bratisllav Zhivkoviq. /Insajderi/