Xhudo: Distria Krasniqi në finale
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, pasi mposhti me Ippon në gjysmëfinale, serben Stojandinov, është kualifikuar në finale në Grand Prix të Turqisë, duke mposhtur xhudistin koreane-jugore, Yuyeong Kan.
Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten e Kazakistanit, Otgontsetseg Galbadrakh.
Përveҫ jug-koreanes Kan, në kategorinë deri në 48 kilogramë Distria Krasniqi, kaloi pa problem në garën gjysmëfinale, pengesën serbe Stojandinov, që e mposhti për 2 minuta e 49 sekonda, derisa për t’u kualifikuar në çerekfinale, të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. /©Kabllogrami/