Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar për mediumin serb “kurir” se paralajmërimet për konfliktin e mundshëm gjithmonë duhet marrë seriozisht, përcjell Kabllogrami.
“Konflikti i ngrirë herët ose vonë do të shndërrohet në konflikt. Kosova nuk po e bën Ushtrinë për t’iu kundërvënë Shqipërisë së madhe, por për të shkaktuar konflikt me Serbinë, në të cilin do të futeshin edhe shtetet që e kanë njohur Kosovën, duke shpresuar se do t’i sjell të këqija dhe disfatë Serbisë. Kosova po ik nga dialogu sepse u frikohet detyrimeve e udhëheqësit e saj frikohen nga Gjykata Speciale”, citohet të ketë thënë Vulin. /©Kabllogrami/.