Vuçiqi krenohet që edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s, Serbia po armatoset nga Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në qytetin Nishit, që para mëse një shekulli ishte territor i banuar me popullatë autoktone shqiptare, dhe sot e zbrazur nga shqiptarët por gjeografikisht jo larg kufirit me Republikën e Kosovës (që nënkupton se një ditë mund ta rikthejmë atë territor), ka prezantuar 10 automjete të blinduara BRDM 2, të ardhura nga Federata Ruse, dhe tha se këto janë dhurata nga Rusia, për çka ka falënderuar presidentit rus, Vladimir Putin.

“Nuk kemi plane pushtimi, por vetëm si të mbrojmë në mënyrën më të mirë vendin tonë”, tha Vuçiqi, raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”. Mbase këto fjalë të Vuҫiqit vijnë nga droja serbe se shqiptarët mund t’i rikthejnë në një të ardhme territoret e tyre të pushtuara deri te’molla e kuqe’. Kurrë nuk dihet se ҫka mund të sjellë e ardhmja – me vëmendjen top se edhe ne mund t’i humbim ato që i kemi po s’ditëm të bëjmë politikë të menҫur.

Bashkë me Vuçiqin ishin edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, sikurse edhe ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, të cilit Vuçiqi i tha: “Falënderojeni presidentin (Vladimir) Putin dhe ministrin (Sergei) Shoigu”.

Ai tha se për këto automjete, Serbia s’ka paguar asnjë dinar dhe se bëhet fjalë për dhuratë, transmeton Koha.net.

“Po vijnë edhe ato për të cilat kemi paguar, katër (helikopterë të mëdhenj) Mi-35 dhe tre (helikopterë) Mi-17, shtatë helikopterë, ndërsa po vijnë edhe dhuratat”, shtoi ai.

“Pritet të vijnë edhe 10 tanke dhe këto kanë ardhur edhe përkundër kundërshtimit të NATO-s”, shtoi ai. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë