Vuçiq kërcënon paqen e stabilitetin, duke i “lutur” serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me serbë të Kosovës, ka deklaruar se serbët e këtij vendi nuk duhet të shkojnë në Ushtrinë e Kosovës.

“I kam lutur serbët të mos shkojnë në Ushtrinë e Kosovës dhe të mendojnë pse është formuar ajo, cilat janë nevojat dhe qëllimin e atyre që e kanë formuar“, citon “danas” të ketë thënë Vuçiq duke shtuar “se na duhet vetëm edhe një konflikt serbo-serb”, përcjell koha.net.

Sipas fjalëve të tij, serbë në Anamoravën e Kosovës kanë presione të mëdha që t’i bashkohen kësaj Ushtrie dhe ka shfaqur shpresën se ata do t’iu rezistojnë presioneve.

Por krimineli Vuçiq, po harron të thotë se pikërisht shteti serb është ai që po bën presione të ndyra te serbët e Kosovës, duke u munduar t’i pengojë të bëhen pjesë e FSK-së.

Vuçiq ka treguar se serbët janë ankuar se u mungojnë mallrat serbe në Shtërpcë e Graçanicë pas vënies së taksës, por realiteti është i kundërt, pasi ama bash asgjë nga mallrat e nevojshme por edhe të luksit, nuk u mungojnë serbëve të Kosovës, për ç’gjë kishte folur ditë më parë edhe aktivistja politike nga Kosova, Rada Trajkoviq.

“Do të shohim si do ta zgjidhim këtë e bota të bëjë presion tek i përkëdheluri i tyre, ndërsa të gjejmë mënyrë e rrugë si ta furnizojmë popullin tonë”, ka përfunduar Vuçiq, duke lënë të kuptohet se opcion e kanë edhe kontrabandën e jashtëligjshme, për çka kishte folur ditë më parë edhe ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë