Kur një fëmijë, lind fëmijë. Një 13-vjeçare nga Elbasani e që jeton në Gjakovë, është bërë për herë të parë nënë. Kjo ёshtё konfirmuar nga Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK. Ai ka thënë se pavarësisht se ishte lindje e parakohshme, lindja është bërë në mënyrë normale dhe foshnja e gjinisё femёr po trajtohet në kujdesin intensiv në Neonatologji dhe se ёshtё mirё me shёndet.
“Viti i lindjes sё nënës është 2005 dhe është e lindur në Elbasan në Shqipëri dhe jeton në Gjakovë tё Kosovёs në bazë të deklaratës që ka dhënë”, tregoi Gojnovci.
Por po del qё kjo vogёlushe nga Elbasani, e bёrё nёnё tashmё, tё jetё e martuar nё Gjakovё. Mjeku Gojnovci, ka thёnё për Gazetën Insajderi se “sipas të gjitha gjasave është e martuar pasi sot e ka vizituar edhe burri i saj”.
Nё kёto rrethana del se burri i saj mund tё dёnohet me burgim pёr shumё vite. Pasi qё Kodi Penal, neni 247, sanksionon se kushdo që martohet me një të mitur mund të dënohet me burg së paku 5 vjet e më se shumti deri nё 20 vjet. /©Kabllogrami/