Evropa Perëndimore është duke u përballur me temperatura tepër të larta, ku dyshohet se vapa ka marrë edhe jetë njerëzish.
Është Franca e cila është goditur sot nga temperatura më e lartë e shënuar prej 44.1 shkallësh të Celsiusit, e cila për herë të fundit është shënuar në vitin 2003 e që vrau mijëra njerëz, shkruan BBC, transmeton Ineksonline.
Shërbimi kombëtar i motit në Francë madje ka lëshuar një alarm për qytetarët, duke apeluar të shmangin daljen në rrugë.
Aktualisht besohet se shtetet që kanë shënuar temperatura të lartë në qershor janë Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Ceke, me mot ekstrem të nxehtë.
Në Spanjë ku janë regjistruar temperaturat më të lartë në 20 vitet e fundit, pos numrit të madh të zjarreve, është raportuar edhe për viktima, derisa pritet që temperaturat të arrijnë në 42 gradë.
Në Spanjë flitet për dy të vdekur si pasojë e temperaturave ekstreme. Një 17 vjeçar dhe një burrë 80 vjeçar dyshohet se janë viktimat e lartpërmendura. /©Kabllogrami/