Video prononcim për media i kryeministrit: Presioni për heqjen e taksës buron nga disa politikanë në Prishtinë

“Krejt këto janë produkt i Prishtinës, i politikanëve të Prishtinës. Yryshi i tyre me shku e me iu thanë që rritne presionin se ka me u heq taksa, sepse kanë hyrë në ndonjë obligim me Vuçiqin, dhe po dojnë me na qit para aktit të kryer. Presidenti Thaçi, njerëzit rreth tij, dhe ata që kanë hek dorë kaq shpejt prej taksës, të gjithë e bojnë këtë me idenë që me u zbatu një projekt që mundet me qenë i dëmshëm”, ka thënë Haradinaj.

“Unë habitna edhe në Isa Mustafën, edhe në Thaçin, Veselin, e Limajn. Pse kaq shpejt me i pranu kushtet e Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”, ka shtuar Haradinaj.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për atë që po përflitet rreth largimit të mundshëm të forcave amerikane nga Kampi i Bondsteel. Për më shumë ndiqni videon e prononcimit për media të kryeministrit Haradinaj. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë