Bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet vendi më i preferuar i kosovarëve. Veç mëngjesin e sotëm mbi 5 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia kufitare në Shqipëri njofton se kanë hyrë mbi 5 mijë kosovarë.
“Gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur një fluks të madh të qytetarëve kosovarë në drejtim të Shqipërisë, ku vetëm orët e para të mëngjesit kanë hyrë mbi 5000 shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare, transmeton Koha.net.
Përmes një njoftimin në Facebook nga Policia në Shqipëri, thuhet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka inspektuar Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Morinë.
Policia kufitare ka shtuar masat me qëllim krijimin e lehtësirave për shmangien e radhëve të gjata si pasojë e fluksit.
Gjatë inspektimit Veliu ka takuar edhe punonjësit e Policisë kufitare të Kosovës. Aty është njoftuar se kanë hyrë në Shqipëri mbi 5 mijë kosovarë. /©Kabllogrami/