Vajza saudite, e cila u largua nga Arabia Saudite dhe nga familja e saj pasi që kishte hequr dorë nga feja islame, pas telasheve që kishte në një aeroport në Bangkok, ka mbërritur më në fund në Kanada. Kjo pasi ky shtet, me vendim të kryeministrit, i dha azil, transmeton KTV.
Rahaf Mohammed al-Qunun, 18 vjeçe, po përpiqej të arrinte në Australi përmes Bangkokut, por fillimisht autoritetet i thanë që të kthehej në Kuvajt, ku familja e saj po priste.
Ajo refuzoi të kthehej prapa dhe u bllokua në dhomën e hotelit të saj të një aeroporti në Bangkok, duke tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kjo pasi vajza saudite kishte hequr dorë nga feja islame dhe po të kthehej në vendet arabe do ta priste persekutimi. /©Kabllogrami/