Vajza e Trumpit po kënaqet nëpër Beograd
E bija më e vogël e presidentit amerikan, Tiffany Trumpit ndodhet në Beograd, ndërsa në Serbi do të qëndrojë 11 ditë, shkruan gazeta serbe “Blic”. Sipas këtij burimi ajo “po kënaqet” në kryeqytetin serb.
Tiffany Trump po argëtohet nëpër lokalet e natës të kryeqytetit serb ‘me tingujt” e muzikës vendëse, i “luajnë me fizarmonikë te veshët, ndërsa buzëqeshja nuk i zbret nga sytë”. Ajo shoqërohet nga djaloshi Michael Boulos, i shkolluar në Nigeri, ndërsa jeton në Britani të Madhe.
Në videon e bashkëngjitur shihet Tiffany Trump me Michael Boulos derisa argëtohet në “Skadarlija” të Beogradit. /©Kabllogrami/