Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar? Kjo është koha kur duhet të mendoni pёr mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorni këto 5 ushqime që do ju sjellin gëzim dhe largojnë stresin dhe rritin humorin tuaj. Por, kjo s’do tё thotё se kёto janё tё vetmet. Ka edhe shumё fruta e ushqime tjera tё shёndetshme e qё ju bёjnё tё ndiheni mirё, pёr ç’gjё do ju shkruajmё herave tjera.
Bananet janë ideale kur ndiheni të stresuar apo i lodhur.
Rrushi ju ndihmon kur jeni të trishtuar ose mund të pini lëng rrushi gjithashtu, por pa alkool.
Gruri me siguri do mendoni se do ju shëndoshë, por provoni të hani bukë të bërë krejtësisht nga gruri dhe do të vëreni se çdo gjë do të shkojë më mirë.
Midhjet mund t’ju sjellin menjëherë buzëqeshjen dhe nuk është nevoja të shkoni në restorant, mund t’i konsumoni ato edhe kur jeni në shtëpi.
Melasa, lëng i trashë që mbetet pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose të kallamit të sheqerit, ka më shumë kalcium se qumështi, më shumë hekur se vezët dhe shumë potas. Por është shumë i ëmbël dhe nuk duhet abuzuar. Mjafton të përdorni pak melasë në një ëmbëlsirë se sa sheqer. Për më tepër kjo të bën të ndihesh i lumtur./TopChannel /©Kabllogrami/