Manchester Unitedi ka mbajtur serinë pa humbje në Premier Ligë, por ka prishur atë të fitoreve pasi sonte barazuan 2 me 2 me Burnleyn, duke mos lejuar që Ole Gunnar Solskjaer të çonte në tetë numrin e fitoreve me radhë që prej emërimit si menaxher.
Përkundër dominimit pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Marcus Rashord ka mundur shumë lehtë të shënonte kur doli përball me portierin Heaton.
Burnley heshti Old Traffordin në minutën e 51 kur Barnes realizoi 1 me 0 pas një gabimi që bëri Andreas Pereira në mesfushë, transmeton koha.net.
Unitedi me presion të lartë tentoi të barazonte, por mysafirët realizuan edhe golin e dytë përmes Wood në minutën e 81.
Vendasit u zgjuan nga gjumi në minutën 87 kur Paul Pogba realizoi nga penaltia ndërsa Victor Lindelof u përkujdes që ta shpëtonte Unitedin nga humbja në minutën e tretë shtesë të takimit.
Me këtë barazim Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 45 pikë, dy më pak se Arsenali në pozitën e pestë. /©Kabllogrami/