Një tërmeti me magnitudë gati 7 shkallë rihter ka goditur sot (e premte) shtetin mё verior tё SHBA-sё, Alaskёn. Një paralajmërim për cunami është dhënë në gadishullin jugor Kenai të Alaskës, raportojnё mediat nё SHBA, transmeton Kabllogrami
Televizioni KTWA është larguar nga transmetimi për shkak të tërmetit, dhe redaktorja e lajmeve Trejsi Sabo ka thënë për CNN se shumë nga mjetet e tyre janë rrëzuar nga raftet.
Videot e shumta tё publikuara në rrjetet sociale nga qytetarёt e asaj ane tregojnë pёr objekte e zyre të shkatërruara, si dhe pёr dёme tjera tё mёdha, me gropa tё thella nё rrugё dhe qarje tё asfaltit.
Paralajmërimi për mundësi të cunamit thotë se rreziku i një cunami të mundshëm po vlerësohet, e të dhëna tjera do të vijnë në lajmërime tjera. /©Kabllogrami/