Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në murin e tij në Facebook ka postuar ca fragmente shqetësuese të policëve serb që veprojnë në Sanxhak të cilët gjatë festimit të vitit të ri kanë kënduar këngë në të cilat kërkojnë përsëritjen e asaj që bënë në Srebrenicë dhe në Vukovar, por tash me target qytetet me popullsi jo serbe të rajonit të Sanxhakut që ishte pjesë e vilajetit të Kosovës deri më 1912 por tash nën pushtimin e gjenocidialëve serb.
Siҫ shprehet deputeti Kamberi, këngët e policëve serb për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit!
Në vijim mund ta lexoni në tërësi e pa ndërhyrje postimin e deputetit Kamberi:
“KËNGËT E POLICËVE PËR SREBRENICË TË RE NË SANXHAK JANË FYTYRA E VËRTETË E SERBISË SË VULINIT DHE VUÇIQIT
“O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”.
Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut.
Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale.
Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq.
Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”. ©Kabllogrami