Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar në kryeqytetin francez, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa theksoi se me presidentin e Rusisë kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Kabllogrami
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook, të përcjellë me disa foto ekskluzive nga takimi me Putinin, shkruan se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: “Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”. /kabllogrami.com/