Thaçi pret që opozita t’i bashkohet pas presionit të ndërkombëtarëve
A do tё jenё Shpendi e Fatmiri me ekipin negociator vetёm paterica tё Thaçit pёr ta legjitimuar tradhёtinё kombёtare me ndarje tё Kosovёs, kjo mbetet tё shihet. Por ajo qё dihet ёshtё se Thaçit i duhet konsenzusi i brendshёm pёr ta shpёrndarё pёrgjegjёsinё pёr marrёveshjen e dёmshme pёr Kosovёn, gjё tё cilёn ia ka ofruar ky ekip negociator me Shpendin e Fatmirin nё krye.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret nga partitë opozitare t’i bashkohen dialogut dhe se mesazhet e ndërkombëtarëve për këto parti janë të qarta. Ai thotё se e veçanta e vitit që po lëmë pas ka qenë krijimi i një momentumi të ri ndërkombëtar për mbylljen e çështjeve të hapura në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Përveçse ka treguar obsesionimin që ka pasur vitin e kaluar për një “momentum” për marrëveshjen me Serbinë, Thaçi thotë se këtë vit pret që një marrëveshje paqësore me Serbinë që do ta sjellë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe njohjen nga Serbia është ambicia kryesore për vitin 2019.
Por, tё gjithё tashmё e njohin Thaçin si personazh qё nuk i mban premtimet e zotimet e tij.
Ndërsa, Thaçi thotë se presioni i ndërkombëtarqëve ka filluar të shihet te partitë opozitare, që sipas tij, po përafrohen me qëndrime rreth dialogut.
“Edhe bashkësia ndërkombëtare ka filluar të jetë më e qartë në mesazhet e saj. Kjo po reflektohet edhe në qëndrimet e partive politike kosovare, më saktësisht në përafrimin e qëndrimeve të partive politike për dialogun”, është shprehur Thaçi.
“Në takimet e delegacionit shtetëror për dialogun janë të ftuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare. Uroj që edhe partitë opozitare së shpejti ta marrin rolin që u takon në këtë proces të rëndësishëm dhe historik për Kosovën”, ka thënë ai në një intervistë për Epoken e Re.
Ndryshe, në ekipin negociator të formuar përmes një rezolute që mezi ka kaluar në Kuvedin e Kosovës, është bashkuar edhe Partia Socialdemokrate, si e vetmja nga opozita.
Kryetari i saj, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues me Fatmir Limajn në një delegacion të përbërë nga partnerët qeveritar. Por a do tё jenё kёta tё fundit vetёm paterica tё Thaçit pёr ta legjitimuar tradhёtinё kombёtare me ndarje tё Kosovёs, kjo mbetet tё shihet. Por ajo qё dihet ёshtё se Thaçit i duhet konsenzusi i brendshёm pёr ta shpёrndarё pёrgjegjёsinё pёr marrёveshjen e dёmshme pёr Kosovёn, gjё tё cilёn ia ka ofruar ky ekip negociator me Shpendin e Fatmirin nё krye.
Nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre dhe pesha qё do tё kenё nё dialog, pasi BE-ja njeh vetёm Thaçin si të vetmin negociator me presidentin serb Aleksander Vuciq. /©Kabllogrami/