Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë i pranishëm në shkollën e famshme britanike LSE, si mysafir i Robert Cooper, njërit prej avokuesёve të ndarjes së Kosovës, i cili prej involvimit tё tij nё procesin negociator si kёshilltar i Catherine Ashton tё BE-sё, kishte lёnё pёrshtypjen e animit pro Serbisё, bёn tё ditur Kabllogrami
Ky diskutim do të organizohet me 5 dhjetor të vitit 2018 dhe to të fillojë në orën 18:00, shkruan Gazeta Express, pёrcjell Kabllogrami.
“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të flas rreth të ardhmes së Kosovës, për të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë, dhe perspektivën Evropiane të vendit të tij, si dhe gjithashtu do të analizojë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e London School of Economics.
Kjo bisedë do të zhvillohet ndërmjet Thaçit dhe ish ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Sir Robert Cooper, qё njihet për qëndimin e tij pro ndarjes sё Kosovёs, qё nёnkupton marrjen e anёs pro interesave serbe nё raport me Kosovёn./©kabllogrami/