Telefoni i parë 5G i Samsungut do të quhet Galaxy S10 X

Sipas agjencisë koreane të lajmeve, ETNews, telefoni i parë me rrjetin 5G i Samsungut do të quhet Galaxy S10 X.

“X”-i qëndron për numrin 10 (seria Galaxy sivjet i mbush 10 vjet), por po ashtu qëndron edhe për “përvojën” dhe “zgjerimin”, shkruan gsmarena.

Telefoni i ri pritet të lansohet ka fundi i muajit mars në Kore të Jugut, pas lansimit po ashtu në fillim të muajit mars të modeleve tjera Galaxy S10, transmeton Koha.net. Çmimi i Galaxy S10 X pritet të jetë mes 1,425-1,600 dollarë.

Duket se Samsungu nuk do të mbajë ngjarjen “Unpacked” në MWC (Kongresin Botëror të Celularëve), gjë që tregon se telefoni 5G do të zbulohet më 20 shkurt së bashku me modelet tjera S10 dhe Galaxyn e palosshëm.

Samsung Galaxy S10 X thuhet se do të vijë me ekran 6.7-inç (me skanerin për gishta nën-ekran), katër kamera në pjesën e pasme, dy kamera në pjesën e përparme dhe baterinë me kapacitet prej 5,000 mAh. Po ashtu, pritet të vijë edhe me mbi 10 GB RAM memorie dhe 1TB memorie të brendshme (512 GB të integruar + 512 GB përmes kartelës microSD). /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë