Teatri “Dodona” në kryeqytet, ka publikuar itinerarin e shfaqjeve për muajin janar 2020, ku pritet të jepen shtatë shfaqje të zhanreve të ndryshme, transmeton gazeta online Kabllogrami.
Në repertorin e këtij Teatri pritet të jepen 7 shfaqje.
Më 18 janar do të jepet premierë shfaqja “Fjalët magjike” me regji të Shkurtë Aliu. Në program janë edhe dy shfaqje të tjera për fëmijë, teksa në Skenën e mbrëmjes janë paraparë katër shfaqje, nga të cilat njëra premierë. Më 15 janar, do të jepet premiera e shfaqjes “Harroje Hollivudin” me regji të Faik Gashit.
“Dodona” pritet ta përmbyll muajin janar me shfaqjen “Une jam vetë grua”, me regji të Kushtrim Koliqit, përcjell gazeta online Kabllogrami.
©Kabllogrami