Nesёr më 7 dhjetor luhet premiera e shfaqjes “As andej, as këndej’ në Teatrin e Kumanovës me regji të Kastriot Abdylit, njofton Kabllogrami
Drama “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një fillim tё ri dhe jetë më të mirë. Kjo është edhe qëllimi i kryepersonazhit, Ilirit, i cili, edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës, për t’u takuar në aeroportin e Frankfurtit me Bekimin. Ky i fundit, për dallim nga Iliri, pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në Maqedoni, po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin sjell pёrveç situatave komike edhe tensione dramatike.
Rolet në këtë shfaqje i interpretojnë aktorët Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, bashkë me instrumentistët dhe autorë të muzikës Baba Bend dhe Funda Ali, me organizator Jakup Jakupi, ndërsa skenografinë e ka bërë Ardian Kadriu. /©Kabllogrami/