Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma thotë se problemin e Kosovës duhet zgjedhur urgjentisht. Në kundërtën, ka deklaruar ai, përcjell agjencia e lajmeve tanjug, do të paraqiten kërkesa të reja rreth saj dhe ka shtuar se opozita në vend se çështjen e Kosovës, problem kryesor e sheh çështjen e medieve në Serbi, përcjell Kabllogrami.
“Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ne gjithmonë fokusohemi në një problem tjetër të ri duke harruar të vjetrin. Më nuk po përmendet Asociacioni i Komunave serbe, madje as formimi i Ushtrisë së Kosovës. Tani në rendin e ditës janë taksat dhe natyrisht se ky është problem i madh. Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me kompromis dhe nëse nuk e zgjidhim brenda disa muajve, sërish SHBA-ja dhe 5 -6 vende të Bashkimit Evropian të do të pajtohen me shqiptarët e Kosovës për kërkesa të reja”, ka thënë Palma. /©Kabllogrami/