Surroi ka vetëm një kusht për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator

Vetëm konsensusi i plotë i spektrit politik në vend, do ta bindte Veton Surroin që të pranojë ftesën për të qenë pjesë e delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë.

Drafti i kryeministrit Haradinaj, hap i ngutshëm dhe mund të jetë kundër produktiv. I gjithë procesi është i filluar mbrapsht, thotë Surroi në Rubikon të KTV-së për bisedimet e zhvilluara në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

Tash për tash, Surroi sqaroi në Rubikon të KTV-së se po angazhohet për aq sa mundet në këtë proces. Iniciativa e PSD-së për bashkim në Ekipin Negociator, sipas tij, mund të jetë një hap para ose prapa në proces.

“Në fazën në të cilën jam, në ndihmën që mund të jap është vetëm në këtë, të krijimit të një analize të gjendjes dhe të formulimit të parimeve negociatore dhe e dyta nuk mund të jem pjesë e një procesi i cili nuk është konsensual. Pra duhet të krijohet konsensusi në shoqëri dhe pastaj mund të bëhem edhe pjesëmarrës në cilindo fazë, edhe kështu si jam me aq sa mund të ndihmoj”.

“Hapi i parë i konsensusit në shoqërinë tonë është nëse krijojmë parimet tona negociatore. Nuk mund të zhvillohet një proces negociator nëse nuk e dimë me çfarë parimesh do të udhëhiqemi, me cilat parime të ftohemi dhe cilat parime do t’i pranoj Serbia për të marrë pjesë në këtë proces negociator”.

Më tej Surroi ka folur edhe për draftin e Haradinajt për dialogun, të cilin e sheh si hap të ngutshëm dhe i cili mund të jetë kundër produktiv.

Derisa ka folur edhe për fusnotën, për të cilën ka thënë se s’është dashur të lejohet që ajo të figurojë asnjëherë. koha.net /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë