Një hulumtim i ri tregon pse shkalla e vdekshmërisë në Itali si pasojë e virusit Covid 19 është rreth 8 % nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, dhe pse kjo është me shkallën e vdekshmërisë më të lartë sesa në vendet tjera, transmeton Blumberg.
Ekspertët nga Instituti në Romë i kanë hetuar dosjet mjekësore të rreth 18 % të viktimave të koronavirusit në Itali dhe kanë zbuluar se vetëm tre persona që kanë vdekur (më pak se 1 % nga numri i përgjithshëm i të vdekurve), nuk kanë pasur sëmundje tjera paraprakisht.
Më shumë se 75 % e të vdekurve kanë pasur tension të lartë të gjakut, rreth 35 % kanë qenë me diabet, ndërsa një e treta e tyre kanë pasur sëmundje të zemrës.
Mosha mesatare e të vdekurve nga virusi në Itali është 79,5 vjeç.
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.322 të infektuar të rinj me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 41.035 njerëz të infektuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve sot arrin 3.045 gjegjësisht 427 më shumë se dje. Në Itali nga Kovid-19 janë shëruar deri tash 4.440 persona. /©Kabllogrami/