Studentët e Universitetit të Prishtinës, kanë paralajmëruar protestë pёr të hënën. Në një njoftim dërguar mediave, thuhet se do të protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mos liberalizimit të vizave, njofton Kabllogrami.
Sipas njoftimit, studentët me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.
Tё hёnёn në ora 11:00 ёshtё paraparё tubimi para Fakultetit Filozofik pёr tё vazhduar drejtë zyrës së BE-së, derisa kanё bёrё ftesё pёr bashkangjitje tё qytetarёve në aksionin simbolik të protestёs sё tyre, bёhet e ditur nё njoftimin e tyre, pёrcjell Kabllogrami.
“Pse duhet të ndihemi të izoluar kur ne jemi shtet dhe i plotësojmë të gjitha kushtet që të jemi pjesë e familjes së Bashkimit Europian, jemi gjeneratë e re, jemi student dhe nuk e meritojmë izolimin, duam ta ndjejmë veten tonë të lirë dhe të kemi më shumë mundësi si të rinj, na mundësoni të shohim sistemin Europian, na mundësoni të studiojmë jashtë vendit, të këmbejmë përvojat me vendet e rajonit, kësisoj të mbjellim një ideologji progresive dhe të jemi pjesë e zhvillimit të vendit tonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e tyre. /©Kabllogrami/