E hëna e 3 dhjetorit është dita e Topit të Artë. Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës në orën 21:00 do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjioz individual, njofton SS, pёrcjell Kabllogrami.
Pritet të ndalet dominimi Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, me brazilianin Ricardo Kaka që në vitin 2007 ishte fituesi i fundit i Topit të Artë pasi dhjetë të tjerët i përkasin dyshes Ronaldo-Messi.
Të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modric. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018 dhe FIFA Best Player.
Nё garё pёr topin e artё kёtё vit janё edhe Ronaldo dhe 3 francezё kampionë të botës, Raphael Varane, Kylian Mbappe e Antoine Griezmann.
Në rast se Modric triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, plot nëntë.
Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze France Football e cila është organizatorja e këtij eventi. Do të nderohet edhe Kylian Mbappe i cili do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç. /SS/©Kabllogrami/