Sot rikthehet Bundesliga

Bundesliga do të rifillojë më 16 Maj, duke u bërë liga e parë evropiane që rifillon pas mbylljes si rezultat i masave qeveritare kundër koronavirusit.

Ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura, dhe fillojnë nga ora 15:30,

Një nga ndeshjet interesante në ditën e rikthimit të ligës do të jetë derbi ndërmjet Schalke 04 dhe Borussia Dortmund.

Kampionët Bayern Munich, të cilët prijnë me katër pikë në krye të tabelës, udhëtojnë në Berlin të Dielën ku do të ballafaqohen kundër ekipit Union Berlin.

Shumica e skuadrave kanë nëntë ndeshje të mbetura për tu luajtur, deri në fundin e sezonit.

Shoqata Gjermane e Futbollit (DFB) tha se sezoni do të rifillonte nën protokollet e rrepta shëndetësore që ndalojnë tifozët nga prezenca në stadiume dhe kërkojnë nga lojtarët që të bëjnë testimin për Covid-19.

Rreth 300 persona, përfshirë lojtarët, stafin dhe zyrtarët, do të jenë në stadione ose rreth stadiumeve gjatë ditëve të ndeshjes.

Liga është pezulluar që nga 13 Marsi, ndërsa klubet u kthyen në stërvitje në mes të muajit Prilli, me lojtarë që punonin të ndarë në grupe.

Në vijim është edhe orari i ndeshjeve për ditët në vazhdim

E Shtunë 16 Maj 2020:

Augsburg v Wolfsburg (15:30)

Borussia Dortmund v Schalke (15:30)

Fortuna Dusseldorf v Paderborn (15:30)

Hoffenheim v Hertha Berlin (15:30)

RB Leipzig v Freiburg (15:30)

Eintracht Frankfurt v Borussia Monchengladbach (18:30)

E Dielë 17 Maj 2020:

Koln v Mainz (15:30)

Union Berlin v Bayern Munich (18:00)

E Hënë 18 Maj 2020:

Werder Bremen v Bayer Leverkusen (20:30)

@Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë