Snajperistët kujdesën për sigurinë e Clinton, Albright e Clark
Forcat të shumta të policisë janë angazhuar për të siguruar që vizita e presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark, të kalojë pa incidente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Derisa është përgatitur sot organizimi kryesor në qendër të sheshit të Prishtinës, për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, në të cilin do të marrin pjesë Clinton, Albright e Clarck, janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Kosovës të cilët me snajper do të kujdesen për sigurinë.
Clinton do të parakalojë nëpër sheshin qendror të Prishtinës, e qytetar të shumtë do të kenë rastin që ta shohin e përshëndesin. /©Kabllogrami/