Skandaloze: Marketet e Kosovës i mbushin dhuratat e fёmijёve pёr Vitin e Ri me produkte serbe

Vendimi për taksë 100% për produktet me origjinë nga Serbia e Bosne Hercegovina, duket se i ka detyruar disa biznese kosovare tё pandёrgjegjshme, qё t’i kamuflojnё produktet serbe dhe tё gjejnё mёnyra alternative pёr t’i plasuar nё treg. Biznese kёto qё operojnё vetёm pёr interes tё tyre dhe pёr t’i trashur xhepat, pa asnjё sens vetrespekti dhe atdhedashurie, pёrcjell Kabllogrami.

Fatkeqёsisht jo pak markete nё Kosovё qё u intereson vetёm profiti, po zhvillojnё imagjinatёn e tyre pёr tё plasuar nё treg produkte serbe. Kёshtu ato po i mbushin me produkte serbe gjithë pakon e dhuratës së vitit të ri pёr fёmijё.

Dje ministri serb i Tregtisё kishte deklaruar pёr televizionin publik serb ‘rts’ se do tё kontrabojnё mallra serbe nё Kosovё, pasi qё Kosova edhe po tё dojё s’mund t’i mbyll shtigjet e kontrabandёs. ‘Gjithmonё gjindet shtigje pёr tё plasuar mallin serb tё kontrabanduar’ deklaroi ministri serb i tregtisё Rasim Lajçi.

Por si mund tё bёhet njё kontrabandё e tillё pa pasur shqiptarё tё mjerё ‘argatё tё Serbisё’ qё bёhen personazhe nё kёtё kontrabandё antikombёtare, pёr njё fitim tё vogёl material. Dhe kёshtu me vetёdije apo pa tё, i hyjnё valles sё tradhtisё kombёtare.

“Kjo dhuratë e blerë në viva maket përmban të gjitha produktet serbe!!”, ka shkruar njё qytetare nё facebook me inicialet L.B, teksa ka bashkëngjitur fotografi të produkteve serbe të cilat po shiten si dhurata të Vitit të Ri pёr fёmijё.

L.B, thotë se një dukuri të tillë e ka evidentuar edhe nëpër supermarketet tjera të Kosovës, transmeton lajmi.net.

E zyrtarë nga kompanitë importuese në Kosovë, i kanë thënë lajmi.net se para vendosjes së masës 100%, këto kompani janë furnizuar me rezerva të shumta të produkteve me prejardhje nga Serbia, dhe rrjedhimisht në treg gjenden ende sasi të tilla.

Nga MTI ende nuk janë deklaruar për dukuri të tilla, por pavarёsisht kёsaj kjo ministri sё bashku me doganat dhe policinё duhet tё jenё koshiente dhe tё veprojnё me vendosmёri pёr t’i zbatuar nё plotni vendimet tё cilat i kanё marrё, dhe mos tё lejojnё vrima e shtigje pёr kontrabandimin e mallrave serbe, si dhe t’u japin dёnimin e merituar atyre qytetarёve kosovarё qё kapen nё kontrabandё duke u bёrё dorё e zgjatur e armikut. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë