Skandal i rradhës: Shteti s’pengon shitjen kudo të fishekzjarreve përkundër vendimit të Qeverisë
Duhet risjellë në mendje se mjetet piroteknike janë ndotës të mëdhenj të mjedisit, si dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve, dhe shpërthimet e tyre mund të jenë me pasoja fatale , sidomos për fëmijët, transmeton Kabllogrami.
Megjithëse janë ndaluar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, mjetet piroteknike po vazhdojnë të shiten në kryeqytet, pothuaj kudo dhe pa pengesa nga askush. Mundësinë për t’i blerë ato e ka secili, pa marrë parasysh moshën, raporton KTV.
Sipas qytetarëve, mjetet piroteknike jo vetëm që janë të rrezikshme, por ato nuk po kontrollohen sa duhet nga organet kompetente.
I kontaktuar nga KTV-ja, kryeinspektori Lulzim Syla ka thënë se deri tani nuk është shqiptuar asnjë gjobë. Bravo për inspektoratin dhe organet tjera kompetente. /©Kabllogrami/