Një ditë para se FSK-ja ta marrë misionin e ri, atë mbrojtës nga Kuvendi i Kosovës, situata e sigurisë në veriun e vendit ka qenë e qetë.
Policia u pa prezente në shumë pjesë të qytetit. E, për të premten, Polica e Kosovës do ta shtojë edhe më shumë praninë e zyrtarëve policorë. Gjatë ditës sё sotme, konvoje të KFOR-it janë parë duke lëvizur në pjesën veriore të Kosovës. Vëzhgimi i situatës së sigurisë u bë edhe nga ajri.
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka deklaruar se konvoji i automjeteve të KFOR-it drejt veriut të Kosovës është pjesë e ushtrimeve të rregullta. Ai ka mohuar se ky ushtrim lidhet me votimin në Kuvend të Ushtrisë. Por sidoqoftё pjesёtarёt e KFOR-it janё tё gatshёm pёr tё menaxhuar me situatёn. Ata kanё sjellё makineri tё rёndё sot nё Veri tё Kosovёs dhe njё pjesё e tyre, sot paradite janё stacionuar nё fshatin Dren tё komunёs sё Leposaviqit. /©Kabllogrami/