Situata meteorologjike sot në Kosovë
Situata meteorologjike edhe për ditën e sotme në Kosovë mbetet e paqëndrueshme. Kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat sërish rikthehen mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Situata meteorologjike, fillimisht parashihet të përkeqësohet në perëndim dhe veriperëndim të vendit, për të vazhduar edhe në pjesët e tjera të territorit.
Re të dendura dhe me një shkallë të lartë të lagështisë do të zhvillohen kryesisht në orët e vona të ditës, derisa pjesa e parë e ditës në pjesën më të madhe të vendit parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Temperaturat mbeten të larta për muajin që jemi, minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.
Në Rrafshin e Dukagjinit do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 18m/s, ndërsa në Rrafshin e Kosovës, drejtimi mbetet i njëjtë, por shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s. /©Kabllogrami/