Shqiptari nga Kosova vlerёsohet nga mediat austriake pas shpëtoi 14 vjeçarin
Një shqiptar nga Kosova u bë i njohur në Austri mbrëmjen e 24 dhjetorit, pasi u bë shkak për të shpëtuar një djalë 14 vjeçar që kishte përfunduar në një oxhak.
Adoleshenti po imitonte babagjyshin e krishtlindjeve në çatinë e një kompleksi banimi në Leonfeldner Strasse, kur përfundoi në oxhak. Shqiptari nga Kosova, Muharrem Behrami ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit në mes të natës, duke lajmëruan policinë.
Me profesion shofer kamioni, Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në orën 1.30. Dy oficerë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat më në fund të lokalizoheshin. Kur ishte e qartë se në çfarë situate ndodhej djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3.30. Një ekip mjekësor i emergjencës ishte gjithashtu atje për siguri.
Në orën 4.30, djali u lirua më në fund. Ai kishte vetëm plagë të lehta dhe sigurisht tejet i lodhur. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, shpëtimi e çoi në spital, transmeton tv oranews.
Muharrem Behrami, me gjithё gjestin e tij qё u vlerёsua shumё nga mediat dhe opinioni nё Austri nuk e konsideron veten një shpëtimtar: “Unë thjesht bëra detyrën time si qytetar dhe e mora telefonin”, thotë ai. “Heronjtë e vërtetë të natës janë brigada e zjarrfikësve, policia dhe ekipet e shpëtimit. Ju e bëtë mrekullinë e Krishtlindjes të mundshme” ka thёnё Behrami. /©Kabllogrami/