Shqiptarёt akoma tё diskriminuar nё Malin e Zi: S’lejohet Flamuri Shqiptar

Kuvendi i Malit të Zi nuk e ka miratuar ndryshim-plotёsimin e Ligjit për rendin dhe qetësinë publike, i cili s’do tё ndalonte mё përdorimin e Flamurit shqiptar. Propozimin për ndryshim-plotёsimin e Ligjit e kishte dorëzuar deputeti shqiptar Genci Nimanbegu, por në votimin e djeshëm ky propozim nuk mori shumicën e votave në Kuvend.

Në fakt, ky Ligj parasheh gjobë për përdorimin e cilit do flamur përveç atij të Malit të Zi, por që deri me sot nuk është shënuar ndonjë rast tjetër, përveç kur ishte fjala në përdorimin e flamurit shqiptar.

Dy rastet e fundit para pak javësh janë shënuar në Ulqin dhe në Malësi, me çrast një qytetar në Ulqin është dënuar për shkak se në makinën e tij kishte dy flamuj të vegjël shqiptar, ndërsa në Malësi për shkak se kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e tij private, bënte të ditur malesia.org.

Edhe pse në takimet e larta në mes të zyrtarëve shqiptar dhe malazez shpesh dëgjojmë se shqiptarët në Mal të Zi janë shembull për respektim e të drejtave dhe lirive, kjo edhe një herë e dëshmon të kundërtën. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë