Në ndeshjen e xhiros së 18-të të serie A në Itali, Juventusi e ka mposhtur 4-0 Cagliarin, derisa Cristiano Ronaldo ka realizuar het-trik, transmeton gazeta online Kabllogrami.
Si duket Cristiano Ronaldo e ka nisur mbarë vitin 2020. Portugezi ka kompletuar het-trikun e parë për vitin 2020 kundër Cagliarit, sfidë në të cilën Juve mori pikët e plota duke triumfuar 4-0.
Të gjithë golat juve i shënoi në pjesën e dytë.
Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të, para se të shënojë për 2-0 në atë të 67-të.
Gonzalo Higuain e gjeti golin për 3-0 në minutën e 81-të, vetëm pak minuta pasi ishte inkuadruar në lojë, derisa për rezultatin përfundimtar 4-0 dhe për të kompletuar het-trikun, vetëm një minutë më vonë shënoi Cristiano Ronaldo, në minutën e 82-të, duke dhënë sinjale se 2020 mund të jetë viti i tij.
Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 45 pikëve e vetme në krye të Serie A dhe do të presë se çfarë do të bëjë sonte rivali, Interi, që nga ora 20:45 përballet me Napolin. Interi aktualisht pas përfundimit të pjesës së parë është duke udhëhequr ndaj Napolit me rezultat 1:2, me dy gola të Romelu Lukaku (min.14 dhe 33), derisa për Napolin ka shënuar Milik në min. e 39. /©Kabllogrami/