Në shortin e hedhur sot nga UEFA në kryeqytetin e Irlandёs, Dublin, Kosova është caktuar të garojë në Grupin A, ku do të përballet me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi në eliminatoret për Euro 2020, transmeton Kabllogrami.
Në anën tjetër, Shqipëria do të ketë grup më të vështirë. Ajo do të jetë në Grupin H me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.
Evropiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen prej këtyre kualifikimeve, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019.
20 ekipet që do të kualifikohen do të jenë dy ekipet e para të dhjetë grupeve kualifikuese. Katër të tjerat do të përcaktohen pas kësaj faze, përmes “Play-offit” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën D. /©Kabllogrami/