Liverpooli ka fituar derbin e sotëm ndaj Manchester Unitedit falë paraqitjes së së mahnitshme të Xherdan Shaqirit, raporton Kabllogrami
Ishin pikërisht dy golat e Shaqirit në pjesën e dytë që i siguruan pikët e plota Liverpoolit nga derbi i sotëm. Mane kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 24, kurse shifrat Unitedi i barazoi në minutën e 33 përmes Lingardit.
Në pjesën e dytë Liverpooli u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy herë. Dhe ishte pikërisht Shaqiri që shënoi të dy golat, përkundër që u inkuadrua në minutën e 70. Golin e parë e shënoi 2 minuta pas inkuadrimit, gjerësa golin e dytë e shënoi në minutën e 80 të takimit.
Liverpooli merr kreun në Premierligë me 45 pikë, një më shumë se City, derisa Unitedi në vendin e gjashtë ka 26 pikë. /©Kabllogrami/