Shfaqja “I ligu për mend” fiton në festivalin “Talia e Flakës 2019”

Shfaqja “I ligu për mend” me regji të Altin Bashës është fitues i festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2019” që është mbajtur në qytetin e Gjilanit.

Çmimi për dramën më të mirë origjinale shqipe i është ndarë autorit Enver Petrovcit i cili ishte edhe regjisor i shfaqjes “Kreolët e Ballkanit”.

Aktori më i mirë në këtë festival është zgjedhur Luan Jaha, ndërsa çmimi special në këtë festival i është ndarë aktores Vanesa Petrovcit, transmeton koha.net.

Çmimi për aktoren më të mirë i është ndarë Ilire Vinces. Kurse çmimi për vepër jetësore i është ndarë Jashar Shahiqit.

Në teatrin e Qytetit në Gjilan për pesë net rresht janë dhënë shfaqjet si “I Ligu për mend” prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, “I vetëm në Banesë” prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, “Kreolët e Ballkanit” prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoglu” Tiranë, “Hipokritët ose Pacienti anglez” prodhim Qendra Multimedia si dhe “Kur Hana del” prodhim i Teatrit “Adriana”Ferizaj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë