Xherdan Shaqiri është bërë njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Liverpoolit. Ai iu bashkua skuadrës nga Anfield verën e këtij viti nga Stoke City për vetëm rreth 15 milionë euro, bёn tё ditur Kabllogrami
E duket se transferimi i tij nga Jurgen Klopp ka qenë shumë i qëlluar, pasi qё ёshtё duke shkёlqyer me fanellën e kuqe. Në ndeshjen e fundit të Liverpoolit ndaj rivalit Manchester United, Shaqiri u inkuadrua nё minutёn e 70’ nga banka rezervë për t’i shënuar dy gola brenda 10 minutave nё lojё, dhe për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij me rezultat 3-1.
E në fundin e ndeshjes tifozët e The Reds kanë filluar të këndojnë këngë për Shaqirin duke thumbuar edhe rivalët e urryer të Manchesterit.
“Pogba dhe Lukaku janë blerë për 170 milionë funte, por krejt çka na duhet neve është Shaqiri për 13 milionë”, ishte vargu nga kënga e tifozëve të Liverpoolit. /©Kabllogrami/