Në Frankfurt të Gjermanisë po mbahet një ekspozitë për Menaxhimin e Investimeve, ku janë duke u prezantuar potencialet për investim nga shumë vende të botës. Pjesë e këtij, prezantimi është edhe një delegacion nga Republika e Kosovës si dhe nga Serbia.
Përfaqësuesit delegacionit i Serbisë për herë të parë gjatë prezantimit të mundësive për investime, nuk e ka prezantuar në hartën e tyre edhe Republikën e Kosovës si pjesë të saj, siç kishte ndodhur deri më tani në prezantimet që delegacione nga ky shtet kishin bërë në konferenca ndërkombëtare, shkruan Telegrafi.
Largimi i Kosovës nga harta e Serbisë mund të aludohet se zyrtarët e Serbisë janë duke u pajtuar se Kosova më nuk është pjesë e saj dhe se të dyja vendet duhet të prezantohen në konferencë atë tilla si dy shtete të ndryshme fqinje.
Pjesë e këtij, delegacionit janë përfaqësues nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (KIESA), niveli komunal dhe bizneset. /©Kabllogrami/