Serbet e Kosovёs e kanё njё hall tё madh. Ata po terrorizohen nga njё grupim mafiozo-kriminal i quajtur ‘Lista Serbe’, tashmё i mbetur nё pakicё, pa pёrkrahje nga serbet e Kosovёs, pasi qё me sjelljet e tyre mafioze e kёrcёnuese, i kanё irituar tёrё popullsinё serbe qё jeton nё Kosovё dhe kёshtu e kanё humbur tёrёsisht pёrkrahjen e tyre.
Por problemi qёndron se grupimi kriminal ‘Lista Serbe’ pёrkrahet dhe kontrollohet direkt nga Beogradi zyrtar, pasi qё ёshtё pjellё e super-kriminelёve tё rangut tё Vuçiqit, Vulinit, Daçiqit e kёshtu me rradhё. Nё kёtё frymё, policia e Serbisё dhe BIA serbe (sherbimi sekret) qё kontrohet direkt nga kёta super-kriminelё, çdo serb kosove qё guxon tё ngeh zёrin e tё mos pajtohet me ‘Listёn Serbe’ ata e kёrcёnojnё, e shantazhojnё deri me rrezikun e likuidimit fizik tё tyre, siç ishte rasti me politikanin lokal Oliver Ivanoviq.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq në një konferencë për media ka thënë se anëtarët e partisë së tij po keqtrajtohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë [BIA], njofton Kabllogrami.
Duke përmendur ndalimin e tij prej katër orësh më 8 dhjetor dhe ndalimin e zëvendësministrit Boban Stankoviq që ndodhi të mërkurën, Petroviq ka thënë se institucionet serbe po përdoren për qëllime partiake dhe politike.
“Ajo çfarë ndodhi mbrëmë në Merdare na detyroi të mbajmë një takim të partisë. SLS-ja po maltretohet nga MUP i Serbisë dhe BIA. Fillimisht më ndaluan mua dhe dje edhe zëvendëskryetarin e partisë dhe zëvendësministrin Boban Stankoviq. Konsiderojmë se fjala është për maltretim, ndonëse jo fizik. Por kur e mban dikë me 4 apo pesë orë në kufi, duke e pyetur për gjëra që dihen e që mund të lexohen edhe në media, është e pashembullt”, ka thënë Petroviq.
“Fjala është për keqpërdorim të institucioneve serbe për qëllime partiake e politike. Na kujtohen edhe kërcënimet që përjetuam gjatë zgjedhjeve dhe atëkohë disa njerëz që ndodheshin në listët të SLS-së u përjashtuan nga puna”, ka shtuar ai.
Duke thënë se nuk u frikësohen kërcënimeve, Petroviq është shprehur i gatshëm të bisedojë me institucionet serbe, por ka theksuar se serbët në Kosovë nuk janë kriminelë.
“U bëj thirrje BIA-s dhe kryeministres e presidentit të Serbisë që të shpjegojnë të gjithëve edhe neve se përse unë e Stankoviqi u ndalëm në kufi. Është e pamundur që ata të mos e dinë arsyen përse u ndaluam në kufi”, ka thënë Petroviq. /©Kabllogrami/