Seanca për Platformën e dialogut, nesër në ora 9:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që seanca për Platformën e dialogut të mbahet nesër me fillim nga ora 9:00.
“Seanca është ftuar për në ora 9 nesër me kërkesë të kryeministrit”, tha Veseli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë.
Ai ka thënë se në orën 9 mbahet kjo seancë, ndërsa në orën 10 vazhdon seanca e rregullt. /©Kabllogrami/