SA KAMIONЁ ME MALLRA SERBE KALUAN NË DOGANË PAS TAKSËS 100%?

Nesёr bëhet një javë që kur Qeveria e Kosovës vendosi ta rrisë në 100% taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnёs e Hercegovinёs. E deri tash vërehet rënie drastike e interesimit të bizneseve serbe për të futur mallra në Kosovë, raporton Kabllogrami

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për T7 ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë kanë hyrë vetëm dy kamionë. Njëri, sipas tij, ishte nga Serbia, dhe tjetri nga Bosnja dhe Hercegovina.

Hyrja e tyre për në Kosovë është mundësuar krejt pasi kishin paguar taksën prej  100 për qind. Por tash e një javë fluksi i maunave ka rënë.

Stavileci ka bërë të ditur se deri më tani janë kthyer rreth 20 muane. Sipas tij një numër është kthyer për shkak të taksës, e disa edhe për shkak të deklaracionit të gabuar.

Por, zyrtarёt e ‘Listёs Serbe’ nё Veri kanё deklaruar hapur, se ekzistojnё edhe rrugё malore pёr ta kontrabanduar mallin nga Serbia, dhe kёtё askush s’do tё mund ta ndalojё.

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2018, kanë arritur në 82.2 milionë Euro, ose 28.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.2%. /©kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë