Ambasadori rus në Beograd, Botsan Kharachenko, në një takim me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, është zotuar se Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Siç shkruan N1, Kharachenko ka thënë se Rusia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si ‘pjesë të Serbisë’, dhe se Rusia do të vazhdojë ta armatosë Serbinë, ku përfshihen edhe artileri e rëndë dhe mjete të blinduara.
Mirëpo shtetet fqinje në Ballkan të cilat iu nënshtruan gjenocidit serb në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, janë tejet të shqetësuara me këtë zhvillim të armatosjes së Serbisë me artileri të rëndë dhe moderne, duke shtruar pyetjen se për ҫfarë i duhet Serbisë gjithë ky armatim.
Ka reaguar edhe zv/ministri i mbrojtjes së Republikës së Kosovës Burim Ramadani i cili u shpreh se armatosja e Serbisë është kërcënim serioz për tërë rajonin e Ballkanit.
Por për t’u habitur mbetet mos reagimi i vendeve perëndimore të cilat si duket i kanë futur veshët në lesh, dhe sikur në heshtje po e tolerojnë Serbinë dhe Rusinë në tendencat e tyre për ta destabilizuar rajonin. /©Kabllogrami/