Rriten tensionet mes Greqisё dhe Turqisё. Ndёrmjet zyrtarёve tё lartё ka pasur shkёmbim tё ashpёr replikash edhe kёrcёnimesh. Vetёm pak pasi ministrit grek i Mbrojtjes Panos Kamenos paralajmeroi Turqine, ka ardhur kundёr-reagimi i homologut turk, transmeton Kabllogrami.
“Nëse bëjnë qoftë lëvizjen më të vogël, ne do t’i shtypim. Greqia do paqe dhe harmoni, por nuk do të lëshojë asnjë centimetër të tokës së saj”- ka thёnё ditё mё parё Kamenos.
Ndёrkohё qё kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë ishte edhe mё i ashpёr, teksa tha: “Nëse turqit zbarkojnë në një ishull të vogël, ne do ta shuajmë nga faqja e dheut. Ajo është vija e kuqe”.
Pёrgjigje kёtyre kёrcёnimeve u ka dhenё ministri turk i Mbrojtjes, Hukusi Akar, duke folur për zhvillimet në Egje, Mesdhe dhe Qipro.
“Të gjithë duhet ta dinë se do ta paguajnë shtrenjtë. Kjo është këshilla që u japim fqinjëve tanë. Nuk do të lejojmë asnjë sfidë në Egje dhe Mesdhe. Nuk do të lejojmë asnjë vendim kundër Republikës Turke të Qipros Veriore”- tha ai, duke shtuar se Turiqa ёshtё pёr miqësi, paqe dhe stabilitet.
“Ne nuk do të tolerojmë të shkilen tё drejtat tona me çfarëdo kosto. Çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk duhet të bëjnë llogaritje të gabuara“, tha ai. /©Kabllogrami/