Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) ka prezantuar draftin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës.
Kreu i KPK-së, Bahri Hyseni, tha se me këtë rregullore institucioni që drejton synon të rrisë nivelin e transparencës po ashtu edhe meritokeacisë së kandidatëve për prokuror dhe kryeprokuror.
“Një prej akteve që jeni marrë që një kohë bashke më partnerët ndërkombëtare, e kemi një nga rregullore rregullorja për emërimin e prokurorëve dhe kryeprokurorit të shtetit që ta ngrisim nivelin e transparencës dhe meritokracisë”.
“Rregullorja është një bashkërendim i punës sonë me partnerët që i keni në korniza ligjore që janë në fuqi. Duam rrisim transparencën dhe konkurrencën në nivel më të gjerë”.
Hyseni tha se rregullorja ka avancime pasi kësaj janë vendosur kritere të veçanta për përzgjedhjen e prokurorëve dhe kryeprokurorit të shtetit.
“Rregullorja ka avancime në aspektin e angazhimit më të madh të Këshillit Prokurorial të Kosovës që do ta marrë barrën për emërimin e kryeprokurorëve”.
“Ajo që do jetë me interes është kriteret e veçanta që i kemi paraparë, ku kemi konsideruar që pjesën e akteve që i kemi kërkuar do jenë akte që do e nxjerrin me meritokraci personin për kryeprokuror”.
“…është e rëndësishme që kandidatët për kryeprokuror do kenë mundësinë e kundërshtimit me një panel që do të përzgjidhet me short dhe ky është avancimi më i madh që KPK-ja ka bërë”, tha Hyseni, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa Kryetari i Komisionit për çështje normative, Zenjulla Gashi tha se çdo propozim, koment ose rekomandim që do nxirret në dëgjim publik do të shqyrtohet nga ky komision.
“Ne para pak çastesh kemi marrë disa propozime, në interesin tonë oshtë që çdo propozim ta shqyrtojë komisioni për çështje normative”.
Nga rekomandimet që u nxorën nga ky takim të cilat do t’i shqyrtojë Komisioni për çështje normative, ishte senëse dëshmohet që kandidati ka ushtruar ndikim, të përjashtohet nga procesi. /©Kabllogrami/