Juventus ka përmbysur rezultatin në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur 3:0 Atletico Madridin në ‘Allianz Stadium’, për të siguruar kalimin në çerekfinale.
‘Zonja e Vjetër’, edhe pse kishte rezultat goxha të disfavorshëm nga ndeshja e parë, ku kishte humbur 2:0 në Madrid, ka arritur të përmbysë rezultatin, falë një loje të mirë të 5 herë lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos, që dëshmoi edhe një herë që është i lindur për ndeshje të mëdha.
Luhej minuta e 34’, kur Ronaldo kërceu mbi Juanfran, për t’i dhuruar epërsinë e parë Juventusit.
Portugezi, u shfaq me të filluar pjesa e dytë, duke shënuar sërish me kokë, për 2:0, gol të cilin ia konfirmoi ‘gol line technology’.
Ronaldo shënoi edhe në minutën e 86’, kësaj here nga penaltia, ku kompletoi ‘hat-trikun’, pas ekzekutimit në mënyrën të sigurtë të një penalltie të fituar nga Bernardeschi.
Në fund, Juventus 3:0 Atletico Madrid, mjaftueshëm për t’u kualifikuar në ¼ e finales së Champions League. /©Kabllogrami/