Regjimet totalitare do të shkatërrojnë Perëndimin duke i kontrolluar mediat sociale

Nga Seth Frantzman

Seth Frantzman

Gjigantët e mediave sociale, janë shpesh të ngadalta për të reaguar. Ato mund të përballen me ekstremizmin në internet, ose edhe disa lloje të ndryshme të ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Por nga vetë natyra e tyre këto kompani të mëdha, po i pengojnë gjithashtu anëtarët të shohin informacionet që dëshirojnë.

Në shekullin XX-të, regjimet totalitare ishin në disavantazh ndaj demokracive, pasi publiku i tyre ishte në gjendje të importonte materiale disidente nga demokracitë. Diktatura e kishte të vështirë të kontrollont zërat ndryshe, apo të kërcënonte disidentët që jetonin në vende  demokratike, pasi mekanizmat e censurës sabotoheshin nga metoda e shpërndarjes së informacionit.

Për shkak se demokracitë kanë prirje të kenë më shumë media, nga vetë natyra e konkurrencës së brendshme, diktaturat në shekullin XX ndodheshin shpesh nën rrethim, duke u përpjekur të ruanin informacionin që hynte në vendin e tyre. Kufijtë porozë, valët e radios dhe metoda të tjera u mundësuan njerëzve, të mësonin se çfarë po ndodhte jashtë shteteve të ndryshme policore, sikurse ishte Perandoria Sovjetike.

Në shekullin XXI situata është përmbysur. Diktatura u kërcënua fillimisht nga interneti. Papritmas, publiku kishte qasje në të gjitha llojet e informacionit. Faqet e internetit, u shfaqën në gjuhë të ndryshme. Mediat sociale, i mundësuan njerëzve në vende si Irani, të komunikojnë me botën e jashtme.

Por udhëheqësit totalitarë, e kuptuan shpejt se potenciali më i madh i internetit, ishte gjithashtu dobësia e tij. Nënshtresa e butë e internetit, është se të gjithë janë papritur online, dhe mund të monitorohen, gjurmohen dhe të gjenden. Për shembull, në vend se të qëndrojnë të fshehur, me libra dhe ide të ndaluara, njerëzit janë tashmë online, dhe idetë e tyre janë aty, për t’u parë nga të gjithë.

Ajo që i nevojitet një qeverie, janë disa programe për të monitoruar atë që ata thonë, dhe pastaj një mënyrë për t’i gjetur ata. Por qeveritë totalitare nuk kufizohen vetëm tek përgjimi i njerëzve. Ata më pas i mbyllin faqet opozitare të internetit apo të disidentëve brenda kufijve të tyre.

Ata ndjekin penalisht botuesit dhe gazetarët. Për shembull, një raport i ri nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, tregon se në mbarë botën ka 251 gazetarë të burgosur. Ai quan Turqinë, Kinën, Arabinë Saudite dhe Egjiptin si burgjet më të mëdha.

Irani është gjithashtu një nga shtypësit kryesorë. Sipas raporteve më të fundit, blogeri Vahid Sajadi Nasir, vdiq në një grevë urie në një burg iranian. Megjithëse mediat perëndimore, i nxjerrin në pah këto histori, siç është revista Time që i kushton gazetarëve çmimin “personin e vitit”, realiteti është se demokracitë nuk po luftojnë kundër regjimeve që shtypin mendimin ndryshe.

Këtë mund ta shohim në sjelljen e gjigantëve teknologjikë, me qendër në Perëndim. Mediat sociale dhe gjigandët e kërkimit në internet, duhej t’i ndihmonin njerëzit të ndërvepronin në nivel global, dhe si të tillë duhet të kishin qenë platforma të lirisë. Por ajo që po ndodh realisht, është që këta gjigantë të teknologjisë bashkëpunojnë me regjime të ndryshme, duke përfshirë edhe burgjet më të mëdha të gazetarëve, për të menaxhuar përmbajtjet në bashkëpunim me regjimet.

Ky është një proces i errët, detajet e të cilit nuk janë zbuluar plotësisht. Demokracitë perëndimore, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë përmbajtjen në mediat sociale, që janë botuesit më të mëdhenj të përmbajtjes, kanë hequr dorë nga përgjegjësia e tyre për të kërkuar transparencë.

Për shembull, ne nuk e dimë pse disa postime në Facebook, nuk shihen nga njerëzit në listën e ”miqve” tuaj, apo edhe nga njerëzit që “ndjekin” dhe “pëlqejnë” faqen tënde. Këta gjigantë, kontrollojnë tani më shumë informacione, sesa kompanitë e mediave tradicionale kanë kontrolluar ndonjëherë në histori.

Në fakt, ata nuk bashkëpunojnë me qeveritë, dhe postimet kritike ndaj disa qeverive marrin etiketimin “politik” dhe nuk u tregohen njerëzve. Edhe nëse doni të mësoni rreth abuzimeve të të drejtave të njeriut në disa vende, është gjithnjë e më shumë e vështirë. Kështu fitojnë regjimet totalitare.

Duke përdorur teknologjinë e tij, ata jo vetëm i burgosin të gjithë blogerët dhe mendimtarët e lirë në vendin e tyre, por bashkëpunojnë me gjigantët e mediave të mëdha sociale në Perëndim, për të ndaluar ose zvogëluar kritikat kudo në platformë.

Ata gjithashtu “raportojnë” për përdoruesit që janë kritikë, duke ua ndaluar atyre nëpërmjet kërkesave direkte gjigantit të medias sociale, ose duke përdorur një grup robotësh për të raportuar njëherazi të njëjtat profile. Gjithnjë e më shumë, lufta po zhvillohet në internet midis regjimeve të ndryshme dhe ushtrive të tyre “virtuale”, që targetojnë përdoruesit të cilët janë kritikë.

Nuk ka thuajse asnjë reagim nga demokracitë. Qeveritë në Perëndim, nuk e kanë kuptuar se si po zhvillohet kjo luftë e re, dhe po e shpërdorojnë mundësinë për të zbuluar se si gjigantët e mediave të tyre sociale, janë gjithnjë e më shumë partnere me qeveritë e huaja për të shtypur përmbajtjen.

Ata nuk po përpiqen të mbrojnë publikun nga kjo shtypje, apo të krijojnë një “Bill of Rights” për përdorimin e internetit. Përkundrazi, ata po lejojnë që individët opozitarë të shënjestrohen një e nga një. Në çdo hap, po shohim se si teknologjia e re ka i mundësuar regjimeve të gjejnë disidentët jashtë vendit, të përdorin mjete të ndryshme për t’i bllokuar qasjen e tyre në mediat sociale.

Këto regjime nuk mund të ndalojnë faqe të veçanta të internetit, që ndodhen jashtë vendit, por ata mund ta bëjnë atë që askush të mos i shohë këto faqe interneti. Kjo është gjithnjë e më e lehtë. Ju nuk keni nevojë të ndaloni informacionin, nëse mund ta bëni atë të vështirë për ta gjetur. Dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë u japin regjimeve totalitare mjetet për ta bërë këtë, qoftë drejtpërsëdrejti, nëpërmjet partneriteteve, ose në mënyrë indirekte, duke u lejuar regjimeve të shfrytëzojnë platformat e tyre.

Gjigantët e mediave sociale, janë shpesh të ngadalta për të reaguar. Ato mund të përballen me ekstremizmin në internet, ose edhe disa lloje të ndryshme të ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. Por nga vetë natyra e tyre këto kompani të mëdha, po i pengojnë gjithashtu anëtarët të shohin informacionet që dëshirojnë.

Ata gjithnjë e më shumë mendojnë se e dinë se çfarë është “më e mira” për përdoruesit, dhe u tregojë atyre përmbajtjen, që ata mendojnë se është “më interesante”. Në fakt, po i cilësojnë disa postime popullore si “jo interesante”, dhe thjesht nuk u tregojnë atyre njerëzve që kërkojnë në mënyrë aktive t’i japin “like”. Kur dikush do të pyesë mëtë ardhmen se si ia dolën mbanë regjimet totalitare në shekullin XXI, duhet t’i thuhet se ndodhi kështu. Jo në hije, por hapur.
Burimi: “The Jerusalem Post” – Bota.al

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë